linux - simeba
Asht nji mënyrë me instalue Fedora 12 në nji kompjuter që përdor nji kartë videoje Intel High Definition. Kjo zbatohet mbi shumicën e procesorave i5 dhe i7 që përdorin videon e integrueme Intel HD. Nëse ke kartë videoje PCI express ose procesor AMD, kjo s'asht për ty.
Duhet me e instalue prej DVD-së. Këtu asht përdorë versioni x64, por punojnë edhe versionet 32bit. LiveCD ose LiveDVD ose LiveUSB nuk punojnë.
1. Startoje sistemin me DVD.
2. Kur të thuhet, zgjidh “install system with basic video driver”.
3. Instalo si zakonisht.
4. Ristarto.
5. Përditësoji krejt paketat me yum. Sigurohu që paketa xorg-x11-drv-intel asht e instalueme.
6. Ristarto prap.
7. Hap xorg.conf me editor, /etc/X11/xorg.conf, dhe ndrysho rreshtin që tregon “vesa” në “intel”.
8. Rueje xorg.conf.
9. Hap menu.lst me tekst editor, /boot/grub/menu.lst. Krijo nji stanza të re mbështetë në stanzën e majes pa opsionin “nomodeset”. Nomodeset zakonisht vendoset në të njejtin rresht me informacionin e kernelit.
10. Rueje menu.lst
11. Ristarto.
Tash duhet me qenë në rregull dhe drajveri Intel HD Video për Fedora 12 punon. Mund të shtosh libraritë compiz dhe mesa për përmirësim.
Nëse kjo s'punon, ven “vesa” prap te xorg.conf dhe përdor “nomodeset” te dokumenti menu.lst.
| Random Content | |