linux -
simeba
Përditësimi
E mërkurë, 07 Prill 2010 19:24
E mërkurë, 07 Prill 2010 19:20
nga Administrator
Pamja fillestare asht fotografia që tregohet në mbrapavijë kur GRUB-i (GRand Unified Bootloader) tregon listën e sistemeve operative të cilat mundesh me nisë. Përgjithësisht kjo asht logoja korporative e distribucionit linux që je tue përdorë. Por ti mundesh me e ndryshue me nji foto tanden. Gjithë çka të duhet asht GIMP-i dhe gzip-i. Duhet me qenë rranjë me punue.
1) Hap GIMP-in.
2) Shtyp File->New ose shtyp Ctrl+N
3) Në dritaren e re të dialogut ndrysho gjanësinë (width) në 640 piksela dhe naltësinë në 480 piksela. (pamja duhet me qenë 640x480 piksela.) Tash shtyp OK.
4) Krijo foton që don me e përdorë si pamje fillestare.
5) Mbasi e ke krijue foton, shtyp Alt+i ose shyp me të djathtën mbi foto dhe shtyp Image->Mode->Indexed...
6) Në dritaren Indexed Color Conversion që del, shtyp "Generate optimal Palette" dhe në "# of colors" fut 14. Shtyp OK.(pamja duhet me pasë vetëm 14 ngjyra)
7) Tash shtyp me të djathtën mbi foto dhe shtyp File->Save As...Rueje foton me emnin splash.xpm në nji direktori çfarëdo.
8) Hap nji terminal dhe shko te direktoria ku e ruejte foton splash.xpm
9) Shkruej gzip splash.xpm
10) Ke me zbulue se krijohet nji dokument me emnin splash.xpm.gz tek ajo direktori.
11) Kopjoje këte splash.xpm.gz te direktoria /boot/grub. Mund ta ruesh dokumentin aktual splash.xpm.gz për me e rihedhë prap nëse don me shkue në gjendjen fillestare.
Kaq ishte! Kur ristarton, ke me pa foton tande në mbrapavijë me menynë e sistemeve operative që ke.