linux - simeba
Nji përshpejtues i lehtë shkarkimi për linux (download accelerator) asht axel. Ai përdoret në terminal, edhe pse e ka nji ndërfaqe grafike. Në terminal ai asht i lehtë dhe nuk merr shum burime.
Për me e instalue në Fedora, shtyp në terminal:
yum install axel
Përdorimi i tij asht tue shkrue në terminal komandën axel (adresa e shkarkimit). Për shembull, nëse don me shkarkue dokumentin 100 mega shqip.pdf që gjendet tek http://gegnia.com/shqip.pdf, komanda përkatëse ka me qenë:
axel http://gegnia.com/shqip.pdf
Normalisht, dokumenti ka me u shkarkue në direktorinë shpi, aty ku je në terminal.
Nëse don, mund ta përcaktosh vetë shpejtësinë e shkarkimit tue vu sasinë e bajtave që don:
axel -s 4444660 http://gegnia.com/shqip.pdf
Mund ta komandosh vetë shkarkimin: nëse don me e ndërpre, mjafton me e mbyllë terminalin, herës tjeter mjafton me e hapë terminalin dhe me shtypë shigjetën nalt derisa të dalin komanda e shkarkimit, dhe axel-i e njeh shkarkimin deri ne ç'nivel ka shkue dhe vazhdon aty ku ka mbetë.
| Random Content | |