linux - simeba
lxSplit asht nji vegël e thjeshtë me copëzue dokumenta dhe me i bashkue ato në platforma UNIX.
Me e instalue në Fedora:
yum install lxSplit
UNIX
Me e përdorë, në terminal, mbasi shkon te direktoria e dokumentit, shkruej:
lxsplit -s dokumentimadh.bin 15M
ose
lxsplit -s dokumentimadh.bin 10M
Rezultati në rastin e parë asht që dokumenti ndahet në copa prej 15 megash secila, në rastin e dytë në copa 10 mega.
Mundet me u përcaktue e dhana në megabajt (M), kilobajt (k) dhe bajt (b).
Për me i bashkue copat e krijueme, në terminal shkruej këte komandë:
lxsplit -j dokumentivogël.iso.001
Kjo i merr me radhë dokumentat e copëzueme (001, 002, 003 etj) dhe i bashkon në nji dokument të vetëm.
Të gjithë dokumentet (qoftë nga copëzimi qoftë nga bashkimi) do të vendosen në direktorinë aktuale.
| Random Content | |