linux - simeba
Nëse don me i fshehë krejt ikonat çka ke në desktop të linuksit, e ke të mundun tue përdorë nji komandë dhe nji procedurë të thjeshtë. Për me i fshehë ikonat e desktopit, përfshi edhe dokumentat që mund të kesh lanë, hap editorin e konfigurimit gconf-editor (shtyp Alt+F2, shkruej komandën gconf-editor dhe jepi Run). Ose, hap nji terminal, shkruej gconf-editor dhe jepi enter.
![]()
Mandej, tek dritarja e konfigurimit që të hapet, shko tek apps --> nautilus --> preferences, dhe gjeje rreshtin ku thotë show_desktop n'anën e djathtë. Hiqja klikimin kutisë dhe hopla, ikonat të kanë ikë prej desktopit.
Udhëzuesi ka qenë për Ubuntu, por ne e provuem edhe në Fedora 13 dhe punoi.
burimi
| Random Content | |