Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - simeba

Për me gjetë drajverin që përdor videoja në linuks, me e gjetë paketën me të cilën asht i lidhun dhe me përditësue, po marrim si shembull distron Red Hat.


1) Gjej emnin e drajverit video që përdoret në xorg.conf. Në këte shembull, ku asht përfshi pjesa përkatëse, serveri Red Hat po përdor radeon dhe kompjuteri me Fedorë po përdor i810.

RHEL# cat /etc/X11/xorg.conf
Section “Device”
Identifier “Videocard0″
Driver “radeon”
EndSection

2) Gjej paketën .rpm të lidhun me drajverin video.

a) Nëse ke Fedora 7+ ose RHEL 5, drajverat vijnë në paketa të ndame rpm. Nëse ke fat, mund ta shohësh.

RHEL# rpm -qa | grep drv
xorg-x11-drv-ati-6.6.3-3.2.el5
xorg-x11-drv-i810-1.6.5-9.2.el5
xorg-x11-drv-mga-1.4.2-5.el5

b) Përndryshe, kërkoje vetë drajverin. Fjala “driver” asht zakonisht tregues i mirë që dokumenti mundet me qenë vërtet drajver.

RHEL# locate radeon
/usr/include/linux/radeonfb.h
/usr/lib/dri/radeon_dri.so
/usr/lib/xorg/modules/drivers/radeon_drv.so
/usr/sbin/radeontool

c) Përdor komandën rpm me gjetë paketën e lidhun me dokumentin e drajverit.

RHEL# rpm -qf /usr/lib/xorg/modules/drivers/radeon_drv.so
xorg-x11-drv-ati-6.6.3-3.2.el5

3) Përditësoje paketën.

RHEL# yum info xorg-x11-drv-ati
RHEL# yum update xorg-x11-drv-ati

4) Përpiqu me këte së pari nëse hapat e parë s'të ndihmojnë. Mundohu me e përditësue paketën xorg-x11-drivers. Nëse gjithçka dështon, përditësoje krejt X Window System.

Për me përditësue paketën xorg-x11-drivers:

RHEL# yum update xorg-x11-drivers

Për me përditësue X Window System:

RHEL# yum groupupdate “X Windows System”

burimi

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval