linux - simeba
Kjo asht nji simeba e shkurtë por tepër efikase me klonue nji instalim linuksi tek nji tjetër (ose thjesht me ba nji ruejtje të plotë të desktopit/serverit. Mjedisi asht kur ke nji zyrë të vogël ku e rregullon nji desktop simbas qejfit dhe e shpërndan këte instalim në x kompjutera të tjerë, ose thjesht don me ruejtë gjendjen e serverit apo desktopit në nji kompjuter tjetër ose në nji dokument imazh.
Vegla kryesore këtu asht netcat, e cila asht tejet e fuqishme dhe ka përdorime të tjera të shumta që nuk mbulohen këtu.
Kompjuteri cak:
** Starto në linux rescue mode me rrjet (në CentOS punon mirë)
Nise netcat-in me ndigjue në portën 30 - # nc -l -p <portnumber> | dd of=/dev/sda (tue marrë të mirëqenë që hard disku asht sda dhe jo hda):
# nc -l -p 30 | dd of=/dev/sda
Kompjuteri burim:
Hidhe përmbajtjen e diskut në kompjuterin cak - #dd if=/dev/sda | nc <adresaipcak> <numriportës>
# dd if=/dev/sda | nc 192.168.0.20 30
Mandej me kontrollue që trafiku po qarkullon, te burimi shko në nji terminal tjetër (ALT/F2) dhe hidh të dhanat tcp në kartën e rrjetit apo NIC (tue marrë të mirëqenë se asht eth0):
tcpdump -tnli eth0 port 30
Nëse don thjesht nji ruejtje imazhi, mund ta ndryshosh rezultatin e masipërm në cak me:
# nc -l -p 30 | dd of=mybackup.img
Kaq ishte. Natyrisht kompjuteri/disku cak s'mundet me qenë ma i vogël se burimi.
burimi| Random Content | |