Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 

linux - simeba

Bahet fjalë për nji skript krijue nga Claudio Novais @ Ubuntued që tregon nji pamje të Tokës në kohë reale, si kjo:

Skripti ka nevojë për lidhje të pandërpreme interneti dhe përdor ~400kb kujtesë, prandaj mos ki dert për përdorim të madh burimesh. Ki gjithashtu parasysh se skripti përpiqet me u përditësue krye ore, por nëse s'ia del përpiqet me e marrë pamjen për 5 sekonda, për 5 minuta, dhe nëse prap s'ia del, atëherë përpiqet për nji orë. Kjo asht gja e mirë kur e zbaton skriptin në nisjen e sistemit, sepse duhet pak kohë derisa të vehet lidhja me internetin, ose kur lidhja ndërpritet etj..



1. Shkarkoje skriptin këtu

2. Krijo nji direktori të re në shpi, queje "sfonditoka" dhe vene skriptin që shkarkove aty.

3. Hap nji terminal, shko te direktoria që krijove në hapin 2 dhe bane skriptin të zbatueshëm:

~/sfonditoka
chmod +x changer.sh

4. Shko te System > Preferences > Startup Applications and zgjidh "Add", tek fusha e emnit fut "Sfondi Toka" dhe te fusha e komandës fut:

/rrugina/te/skripti/changer.sh

ku /rrugina/te/skripti/changer.sh asht vendi i skriptit ku e ke hedhë (p.sh. /home/blendi/toka/changer.sh)..

Tashti, sa herë që niset kompjuteri, skripti që përditëson sfondin ka me u zbatue.

5. Dil jashtë dhe futu prap brenda. Zbatimi i skriptit krijon nji sfond të ri quejtë world_sunlight_Wallpaper.jpg në direktorinë ~/.gnome2. Na duhet me e vu këte si sfond. Kjo foto përditësohet vazhdimisht nga skripti, duke e ba kështu pamjen dinamike. Për ta ba këte, hap Nautilusin dhe tek adresa shtyp:

~/.gnome2

Kjo ka me hapë direktorinë e mshehun .gnome2 nga direktoria jote shpi. Tashti në desktop shtyp me të djathtën dhe zgjidh "Change Desktop Background" që ka me hapë dritaren "Appearance". Duke i pasë të dyjaj të hapuna, Appearance dhe direktorinë ~/.gnome2, merre dhe hidhe foton world_sunlight_Wallpaper.jpg aty (Background tab). Kaq ishte. Tashti thjesht duhet me e mbajtë terminalin hapë që skripti të vazhdojnë me përditësue sfondin world_sunlight_Wallpaper.jpg në kohë reale.

Ky skript asht provue në Ubuntu nga ai që e ka ba dhe ka punue. Ne e kemi provue në Fedora 11 dhe ka punue fantazi. Duhet me punue edhe në distrot e tjera.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval