tjera

linux - tjera

Javën e fundit, prodhuesi gjigand i hardverit MSI i informoi ma se 97,000 klientat e regjistruem në forumet e veta se përfaqësuesve të mbështetjes teknike të tij "u kish ardhë në maje të hundës" tue përsëritë informacion që gjehet lehtë në doracakët e përdorimit. Kompania shkoi deri aty sa tha se ka instalue nji çip "RTMF" (Lexoje at doracak të q...më) në bordet e çipave të tij për me përcaktue se a e kishin lexue përdoruesit manualin dhe ai që s'do ta kishte lexue do të përjashtohej nga mbështetja teknike.

Për të paditunit, RTFM asht nji shkurtesë e njohun gjanësisht si "Read The Fucking Manual."

"Ekipit të forumit dhe mbështetjes teknike të MSI-së i ka ardhë te hunda me  shpjegimet se çka mund të gjehet në doracak," thuhej në nji email nga ekipi i mbështetjes teknike, i cili me gjasë iu dërgue secilit person të regjistruem në forumet e mbështjes teknike, përfshi klientat, shitësit dhe shtypin. "Due me thanë, ec ma, sa e vështirë asht me e lexue nji doracak? Ata shtypen në letër, kështu që mundeni me e pa."

lexoje të plotë artikullin këtu

linux - tjera

Përmbledhje: Siguria e Windows-it ende e thyeme, tue gjykue nga Pwn2Ow

WINDOWS-i nuk asht tu ja dalë tmerrsisht mirë. Margjinat janë t'ulëta dhe Microsoft-i mbështetet vetëm në shumicë (që kërkon blemjen e hardverit me shumicë). Tue pa lajmet e javës së kalueme, kishte vetëm nji titull me “Vista” në ta dhe vetëm 5 copa titujsh lidhun me “Windows 7″, 1 prej të cilëve ishte studim.

linux - tjera

Shefi i sigurisë Juxhin Kasperski (Eugene Kaspersky) e ka sulmue ashpër mungesën e sigurisë së Microsoft-it.



Tue folë në javën kur kompania e tij paraqiti suitën e fundit të sigurisë, Kaspersky Pure, drejtuesi ekzekutiv rus kritikoi programin e Microsoftit Security Essentials. "Nuk ja kam besën këtij projekti", tha Kasperski për PC Pro. "Siguria e Microsoft-it asht si nji njeri me shkopa golfi në metronë e nëntokës së Londrës - këtu diçka nuk shkon".

lexoje vazhdimin e artikullit këtu, për nji analizë ma të hollësishme lexo këtu

linux - tjera

Conficker asht nji virus shum i rrezikshëm që ka infektue shum kompjutera në botë dhe s'i asht gjetë ende dermani.

Për me pa a t'asht infektue kompjuteri me Conficker, shif tabelën ma poshtë bashkë me shpjegimet:

linux - tjera

Hiq Fast User Switching
Start > Run, shtyp ‘control userpasswords’ dhe mandej [Enter]. Ne dritaren User Accounts shtyp ‘Change the way users log on or off ‘ ; sigurohu që opsioni ‘Use the Welcome screen’ asht i shtypun dhe hiqja shenjën ‘Use Fast User Switching’. Zbato dhe mbylle dritaren.

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval