linux -
tjera
Përditësimi
E mërkurë, 10 Mars 2010 23:10
E martë, 24 Qershor 2008 22:18
nga Administrator
Hiq Fast User SwitchingStart > Run, shtyp ‘control userpasswords’ dhe mandej [Enter]. Ne dritaren User Accounts shtyp ‘Change the way users log on or off ‘ ; sigurohu që opsioni ‘Use the Welcome screen’ asht i shtypun dhe hiqja shenjën ‘Use Fast User Switching’. Zbato dhe mbylle dritaren.
|
KUJDES: nëse s’e din çka je tu ba, lene. Po shtype diçka gabim ke rrezik me e prishë krejt kompjuterin dhe me të hupë dokumentat! Përgjegjësinë e ke vetë nëse prish diçka! Neve na ka punue në mjedisin tonë dhe nuk japim garanci as për humbje dokumentash, as për prishje kompjuteri, dhe për asnji damtim tjetër që mund t'i ndodhin dikujt që vendos me ndjekë këto udhëzime.
|
Hiqi krejt efektetShtyp [Windows] + [Pause/Break] me nisë Systems Properties. Shtyp Advanced. Shtyp ‘Settings’ tek ‘Performance’. Tek Visual Effects, përzgjidh ‘Adjust for best performance’ përveç opsionit të fundit dhe shtyp Apply.
Optimizo Virtual memoryShtyp [Windows] + [Pause Break]. Shko te Advanced, tek Performance shtyp Settings, shko te Advanced. Këtu sigurohu që ‘programs’ të jetë i përzgjedhun për Processor scheduling dhe Memory usage. Tashti tek Virtual memory, shtyp me e ndryshue. Përzgjidh drajvin ku asht i pranishëm tash për tash “page file”, shtyp ‘No Paging File’ dhe mandej ‘Set’. Shënim: Nëse ke dy hard disqe të ndame, vene kujtesën virtuale në drajvin që nuk e ka XP-në. Nëse ke nji hard disk, vene tek nji particion tjetër ku nuk ka XP. Kjo rrit performancën. Tashti përzgjidh drajvin ku don me e vu page file dhe përzgjidh ‘Custom size’. Fut nji numër që asht dyfishi i RAM-it që ke si tek fusha e parë ashtu edhe tek e dyta dhe shtyp ‘Set’ (psh, nëse ke 256, vene 512). Tash shtyp OK për teë tana dritaret dhe ristartoje kompjuterin.
Hiq zanin, sfondet dhe screensaversStart > Settings > Control Panel > Sounds and Audio Devices, Sounds. Hiq sfondin dhe screen saver.
Vraji automatikisht detyrat në fikjeHap REGEDIT (start, run) dhe shko ne ‘HKEY_CURRENT_USER\Control Panel\Desktop’. Shtyp ‘AutoEndTasks.’ Ndrroje vlerën në ‘1′
Shpejto fikjen e Windows XP-sëHap REGEDIT (start, run) dhe shko në ‘HKEY_CURRENT_USER\Control Panel\Desktop\’
Shtyp vlerën ‘WaitToKillAppTimeout’. Bane ‘1000′. Shtyp‘HungAppTimeout’. Bane ‘1000′.
Hap REGEDIT dhe shko te ‘HKEY_USERS\.DEFAULT\Control Panel\Desktop’. Shtyp ‘WaitToKillAppTimeout’. Bane ‘1000′. Shtyp ‘HungAppTimeout’. Bane ‘1000′.
Hape REGEDIT e shko te ‘HKEY_LOCAL_MACHINE\System\CurrentControlSet\Control\’. Shtyp ‘WaitToKillServiceTimeout’. Ndryshoje në ‘1000.’
Rrit sasinë e internetitWindows XP. Start-->Run-->shtyp "gpedit.msc". Mandej shko te: Local Computer Policy-->Computer Configuration-->Administrative Templates-->Network-->QOS Packet Scheduler-->Limit Reservable Bandwidth. Shtyp dy herë mbi Limit Reservable bandwidth. Shtyp ENABLE reservable bandwidth, mandej bane ZERO.
Hiq shares te My Network Places- Shko te Start > Run > shtyp: gpedit.msc
- Te GPOE, shko tek: User Configuration > Administrative Templates > Desktop > Shtyp "Do not add shares of recently opened documents to My Netowrk Places".