Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - tjera

Derdhjen e naftës në Gjinin e Meksikës e ka shkaktue Microsofti. Duket e pabesueshme por asht e vërtetë. Përveç se e ka mbushë botën me virusa, sistemi operativ që prodhon kjo firmë shkakton edhe probleme të tilla skandaloze.

Deepwater Horizon oil spill

Ekrani Blu i Vdekjes (Blue Screen of Death, që asht difekti që i ndodh sistemit operativ Windows kur bllokohet dhe n'ekran rrin vetëm nji pamje me ngjyrë blu e me shkrim të bardhë që thotë se ka difekt) ka ba që nji sistem i randësishëm kompjuterik mos me e parandalue katastrofën ma të madhe të shekullit XXI.

Kjo bazohet në nji raport të gazetës amerikane The New York Times që gjehet këtu (kërkohet regjistrim me pagesë).

Për ironi të fatit, Bill Gejtsi që e ka themelue Microsoftin, asht aksioner në British Petroleum...

lexoje të plotë artikullin origjinal këtu

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval