linux -
tjera
Përditësimi
E diel, 28 Mars 2010 19:42
E diel, 28 Mars 2010 19:40
nga Administrator
Javën e fundit, prodhuesi gjigand i hardverit MSI i informoi ma se 97,000 klientat e regjistruem në forumet e veta se përfaqësuesve të mbështetjes teknike të tij "u kish ardhë në maje të hundës" tue përsëritë informacion që gjehet lehtë në doracakët e përdorimit. Kompania shkoi deri aty sa tha se ka instalue nji çip "RTMF" (Lexoje at doracak të q...më) në bordet e çipave të tij për me përcaktue se a e kishin lexue përdoruesit manualin dhe ai që s'do ta kishte lexue do të përjashtohej nga mbështetja teknike.
Për të paditunit, RTFM asht nji shkurtesë e njohun gjanësisht si "Read The Fucking Manual."
"Ekipit të forumit dhe mbështetjes teknike të MSI-së i ka ardhë te hunda me shpjegimet se çka mund të gjehet në doracak," thuhej në nji email nga ekipi i mbështetjes teknike, i cili me gjasë iu dërgue secilit person të regjistruem në forumet e mbështjes teknike, përfshi klientat, shitësit dhe shtypin. "Due me thanë, ec ma, sa e vështirë asht me e lexue nji doracak? Ata shtypen në letër, kështu që mundeni me e pa."
lexoje të plotë artikullin
këtu
Add comment