Renditja e përdoruesit: / 0
DobëtMirë 

linux - tjera

Këto udhëzime tregojnë si me e përdorw dhe si me e ruejtë baterinë e laptopit si duhet. Bateritë janë të harxhueshme dhe kanë jetëgjatësi të caktueme. Megjithate, mund ta zgjatësh jetën e baterisë në masë të madhe përmes përdorimit të saktë, mbushjes/shprazjes së saktë dhe ruejtjes si duhet.



Kalibroje baterinë për me ja optimizue performancën


Brenda baterisë së laptopit asht nji program mikroprocesimi i cili llogarit volumin e baterisë gjatë mbushjes/shprazjes. Bateritë duhen kalibrue herë mbas here për me sigurue saktësinë e kohës dhe përqindjes së tregueme n'ekran. Duhet të zbatosh nji cikël të plotë mbushjeje dhe shprazjeje të baterisë në fillim të përdorimit të kompjuterit dhe me e përsëritë këte cikël çdo dy ose tre muej. Procedura e mbushjes dhe e shprazjes asht si vijon:

1. Ma s'pari përcakto opsionin e furnizimit me rrymë. Në Fedora linux shko tek menyja kryesore: Preferences -- Power Management. Aty shtyp tabin On Battery Power dhe përzgjidh tek të tana fushat Never. Në Windows, shtyp me të djathtën në ekran dhe shko tek Property -- Screen Saver -- Power Supply -- Power Use Scheme -- Portable dhe përzgjidh tek tana opsionet Never.

2. Hiqe ushqyesin e rrymës dhe përdore baterinë derisa kompjuteri të fiket nga shprazja e baterisë.

3. Lidhe ushqyesin e rrymës derisa të bateria të mbushet 100 %. Para përdorimit fillestar të kompjuterit (ose mbas nisjes së përdorimit pas nji mospërdorimi disamujor), bateria duhet mbushë plot dhe me u shprazë 3-4 herë për ta optimizue performancën.

4. Shënim: Kur bateria asht kalibrue dhe arrin performancën ma të mirë, vendosi të dhanat e rrymës në kompjuter (Power options) në normal (default) për me u sigurue që kompjuteri të mundet me nisë njoftime të sakta, për shembul për nivelin e ulët të baterisë etj.
Bateri laptopi e tipit Li Ion

Duhet ta shprazësh baterinë për me e fikë kompjuterin dhe mandej me e mbushë në 100 % që ta kalibrosh. Mandej mund ta fikësh e ta ndezësh kompjuterin në çfarëdo kohe që don. Për ma shum, mund të kryesh nji cikël mbushjeje dhe shprazjeje të thellë me monitorimin e qarkut mbrojtës në nji segment kohor për me i kalibrue statistikat e elektricitetit të baterisë. Por kjo nuk don me thanë se ka me u rritë kapaciteti aktual i baterisë.

V.O.: Kur bateria bahet "bosh", kompjuteri hyn në gjumë dimnor me forcë. Bateria rezervon nji volum të caktuem rryme për t'u sigurue që kompjuteri të mund të flejë për nji segment të caktuem kohor. Kur bateria harxhohet krejt, kompjuteri fiket me zor. Në këte kohë, çdo dokument që mund të kesh pasë të hapun, ka me humbë.

Ruejtja e baterisë

Nëse bateria ruhet për nji kohë të gjatë në mënyrë me qark të mbyllun, ajo damtohet. Nëse bateria ka nevojë me ndejtë pa u përdorë për nji muej apo ma shum, hiqe ate nga kompjuteri, mbushe në 60-80 % dhe rueje në nji vend të thatë, të freskët e të pastër. Nëse bateria rrin pa u përdorë për nji kohë të gjatë, elektriciteti i baterisë humb dhe ajo mundet me u damtue. Prandaj, mbasi bateria të ruhet për nji kohë të gjatë, asht e nevojshme me krye nji cikël mbushjeje dhe shprazjeje. Tue krye nji cikël të plotë mbushjeje dhe shprazjeje çdo muej për baterinë, mund të sigurosh nji gjendje të saktë ruejtjeje për baterinë dhe jetëgjatësi të arsyeshme të saj.

Random Content

JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval