linux - tjera
Përmbledhje: Siguria e Windows-it ende e thyeme, tue gjykue nga Pwn2Ow
WINDOWS-i nuk asht tu ja dalë tmerrsisht mirë. Margjinat janë t'ulëta dhe Microsoft-i mbështetet vetëm në shumicë (që kërkon blemjen e hardverit me shumicë). Tue pa lajmet e javës së kalueme, kishte vetëm nji titull me “Vista” në ta dhe vetëm 5 copa titujsh lidhun me “Windows 7″, 1 prej të cilëve ishte studim.

Vista 7 s'përmendet fare këto ditë përveç për ndonji ankesë rastësore ose bllof MP (marrdhanie publike). Microsoft vazhdon me i llogaritë simbas qejfit “shitjet” dhe tashma e kemi shpjegue se si i falsifikon Microsoft-i ato për me arritë iluzionin e suksesit. Në shum drejtime Vista 7 asht thjesht Vista, por duket paksa ndryshe (veçanërisht deskbari i ri). “Përshtypja e parë asht se sa shum duket si Vista,” tha propaganduesi i Microsoft-it Jack Schofield për Vista 7, “Që unë mendoj asht…hëm…gjaja që unë s'duhet me e thanë.”
Në postimet e maparshme ne kemi tregue se Vista 7 konsiderohet ma keq sa i përket sigurisë në lidhje me pararendësin e tij, Windows Vista. Sa me i përmendë disa postime mbi temën:
lexoje të plotë artikullin këtu
| Random Content | |