P&P -
faqja
Përditësimi
E shtunë, 27 Mars 2010 11:33
E premte, 19 Mars 2010 20:29
nga Administrator
Për me botue nji artikull, shtyp "parashtro" dhe të del faqja ku mundesh me e shkrue artikullin. Tue pasë parasysh faktin se gegnia.com synon me i përdorë krejt shkrojat e shqipes, përfshi ë-në dhe ç-në, rekomandohet që shkrimi të jetë përgatitë ma përpara, i shkruem si duhet dhe i redaktuem.
Te fusha e titullit hidhe titullin e shkrimit, kurse te fusha e trupit pjesën tjetër. Ke mundësinë me e ndryshue formatimin sipas qejfit.
Për me vu nji foto si ilustrim, shtyp "Pamja" dhe ka me të dalë nji dritare me e përzgjedhë. Mundesh me zgjedhë ndonji foto nga direktoritë aktuale, nëse t'i përmbushin kërkesat, ose me futë nji tanden.
Mandej duhet me përcaktue seksionin dhe kategorinë e artikullit. Nëse s'të përshtaten, leni t'pakategorizuem dhe njofto administratorin për me t'i krijue sipas nevojës.
Nëse don, shkruej nji përshkrim t'artikullit ose ven titullin e tij te fusha e përshkrimit, dhe përcakto fjalët kyç që përkufizojnë artikullin. Këto janë të randësishme sepse shërbejnë që artikulli që po parashtron me dalë si rezultat në motorat e kërkimit.