Renditja e përdoruesit: / 3
DobëtMirë 

P&P - shembuj

Po. E ke para sysh. Je tue e lexue. I ke sytë përmbi te.

S'ka mundësi!!! Qysh se Partia jonë e lavdishme, duke pasqyruar luftën shumëshekullore të popullit tënë ndë shekuj prej vitit 1945, ia doli që t'i mobilizonte masat e shkrimtarëve, artistave, shkruesave, sigurimsave etj, dhe t'ia bante gjuhën popullit tonë më 1972, gegnishtja s'asht përdorë...

Gabim. Padituni e madhe. Injorancë e plotë.Gegnishtja s'asht ndalë për asnji moment, sepse asht gjuhë shqipe, gjuhë e popullit, asht në gen, dhe nuk zhduket. Fakte:

Deri më 1968 standardi i vetëm profesional shqiptar, ai i krijuem në Komisinë Letrare të Shkodrës më 1916-17, i miratuem nga shteti shqiptar më 1923, i përdorun pa asnji kontestim në tanë cepat e Shqipnisë natyrale, nga Mitrovica në veri e deri në Sarandë në jug, i mbështetun në gegnishten e Elbasanit, asht përdorë zyrtarisht në Kosovë dhe për inerci edhe disa vite mbas Luftës II Botnore në Shqipni.

Deri më 1992 gjuha, ndryshe nga ç'i ka rranjosë në mend këtij populli klika e paaftë e gjuhëtarëve të Tiranës (dhe Prishtinës), nuk ka jetue vetëm te Blloku. Ajo asht shkrue në mërgim nga shkrimtarë, gjuhëtarë e politikanë si Ernest Koliqi, Arshi Pipa, Martin Camaj e të tjerë. Pavarsisht se Ismail Kadarenë e rren mendja se asht shkrimtari ma i madh shqiptar dhe se ka gjuhën ma të ndjeme e të lavrueme sesa të tre këta shkrimtarë, ky asht problem i tij dhe jo i këtyne, që janë rranjosë në shpirtin e shqiptarit, ndërsa ai ka me vdekë si nji ish-spiun, nëndiktator dhe si plak i moçëm me profesion shkrimtar i madh.

Më 1992, menjiherë mbas ardhjes së demokracisë, pra në momentin e parë që s'ka pasë ma burgje për lirinë e fjalës, asht mbledhë në Shkodër nji konferencë e gjuhëtarëve ku asht kërkue përdorimi i gegnishtes. Falë kontributit të pashoq elitar të Sali Berishës dhe të Kolec Topallit, çështjes së gegnishtes iu vu kapaku zyrtarisht.

Në vitet 1990-1996, autorët shkodranë kanë fillue me shkrue dhe me i botue librat e vet gegnisht krye më veti. Kjo gja ndodh edhe sot e gjithë ditën, dhe ka me vazhdue edhe nesër e gjithë ditën. Sakrificat janë të mëdha, por kështu ndodh nëse don liri.

Kush na e paska ba këte "standardin gegë" që unë s'e paskam ndi?

Blendi Kraja.

E kush asht ky?

Shkodran.

Gjuhëtar?

Jo.

Pra?

Si, pra?

Si e paska ba standardin ky tipi kur s'asht gjuhëtar?

Po, ndoshta asht shkrimtar...

Ahaaa, a asht shkrimtar ma i madh se Kadareja ky?

Jo.

Shyqyr, po sa ka vlerë ky si standard?

Gjithkush ka të drejtë me e kritikue dhe mos me e përdorë. Por askush që mëton se e 'mbron' gegnishten dhe nuk e përdor nuk ka absolutisht aspak të drejtë me llapë në këte drejtim.

Un jam gegë por s'e di gegnishten.

A din ndonji gjuhë të huej?

Po.

Dhe s'e din gegnishten?

Jo pra!

Shko vizitohu te psikiatri pra!

Un jam toskë dhe s'e di gegnishten.

Duhet me e mësue.

Pse?

Sepse ma shum se gjysa e shpisë tande flet gegnisht.

Random Content

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval