P&P - shembuj
Kush jep pare për gegni?
Ku i merr?
Prej xhepit të vet.
Pse?
S'asht punë për ty.
Asht punë për mue sepse due me e ditë kush asht forca shtytëse financiare mbas gegnia.com-it. Transparencë, apo jo?
E vërtetë dhe e drejtë. Por s'ka të vërtetë tjetër pos asaj që gegnia.com mbahet prej financimit personal të personit në fjalë, për shkak të bindjeve e ideve të tij. Krejt shpenzimet e mbajtjes së emnit të faqes dhe hostimit paguhen prej tij, gjithashtu përgatitja e faqes bahet po prej tij në kohën e lirë.
A shpaguhen këto shpenzime? A del hesapi?
Jo, hëpërhë kjo nisëm asht me humbje dhe ka me vazhdue me qenë e tillë për sa kohë që të mos nxjerrin pare nga faqja. Konkretisht, gegnia.com synon me pasë nji pjesë të caktueme që ka me prodhue t'ardhuna si për shembull reklamat që mund të bahen nga bizneset e ndryshme etj, por kjo do t'arrihet kadakadalë (nëse do t'arrihet...).
Atëherë, përderisa asht me humbje, pse mbahet gegnia.com?
"Humbja" asht e vogël në krahasim me "fitoren" e madhe: me pasë nji vend të vocërr në këte internet pa anë e pa cak ku shkruhet gegnisht, ku ruhet identiteti dhe krenaria kombtare shqiptare, ku je i lirë e jo skllav a kretin gjuhësor.
Hmmmm, po më duket e ekzagjerueme kjo retorikë për nji njeri të vetëm...
Epo, përderisa për gegnishten s'po i bjen n'mend askujt, as universiteteve që janë në Gegni, as politikanëve, as "shkrimtarëve"... përderisa identiteti i gegëve asht lanë në harresë... s'ka pse me pasë ankesa përderisa njerzit vazhdojnë m'u mshehë mbas gishtit.
Blendi Kraja s'ka nxjerrë shpallje që don medalje a dekorata. Nuk ia ka lanë gegnishten baba me tapi dhe as nuk don me u quejtë as me u gjykue si mesia i kësaj pune. Ai thjesht don me e përdorë, ndryshe nga trimat e mëdhaj gegë nëpër tavolina kafiterie ose podiume shkencore, konkretisht e praktikisht gjuhën, tu'e shkrue.Trimat e mëdhaj gegë, ma s'pari, të nisin me e shkrue gegnishten e mos të tuten nga hija e vet. Mandej ka çka me u folë.
| Random Content | |