Renditja e përdoruesit: / 2
DobëtMirë 

P&P - shembuj

..hmmmmmmm. Pyetje interesante.

A ke n'mend m'u përgjigjë? Pse gegnisht?

E pse jo? Me e përdorë gegnishten s'asht e ndalueme me ligj, nuk vret kend (punë e madhe se ja lëndon ndjenjat njerzve t'ri t'ish-komunizmit), mundesh me u shprehë lirisht për tana gjanat që të shkojnë n'mend.

Po ne e kemi "gjuhën e njësuar"...

E kemi, por s'kemi gjuhë. Kemi nji mbrapshtinë që quhet "standard", i cili s'lejon kurrgja prej gegnishtes. Nëse s'pranon kurrgja prej gegnishtes, pse duhet me e dashtë gegët? Nëse asht i keq profesionalisht si standard, pse me e dashtë?

A mos po don me krijue ndasi ti?

Po. Duhet me krijue ndasi ndaj paditunisë dhe paaftësisë. Gegnishtja asht e gjallë dhe mundesh me e përdorë si gjuhë në vetvete pa të mungue gja, prandaj asht ma e epërme sesa ky "standard" i mangët e jo-profesional. Sepse ky "standard" ka veti ma të shqueme mungesën e profesionalitetit, nuk asht i mirë profesionalisht, nuk arrin me e kry funksionin për të cilin asht krijue. Prandaj, ndasia në këte rast asht e mirë, sepse ndahesh nga nji gja jo e mirë dhe përkrah nji gja të mirë.

Pra, ti je kundër gjuhës standard dhe toskërishtes?

Jo. Si "standardi", si tosknishtja, janë shqipe. Mos t'i shkojnë askujt ndër mend se këtu kanë me gjetë ndonji fjalë fyese ndaj këtyne dy varianteve shqip. Thjesht, shkurt e shqip, kjo faqe asht për Gegninë dhe gegnishten në kuadër të shqiptarisë.

Atëherë je me e zhdrypë prej kalit toskërishten dhe me hypë në kalë gegnishten...

Jo. Mos t'i shkojnë kujt ndër mend se këtu kërkohet kjo gja. Konceptualisht kërkohet vetëm nji gja: me u lejue përdorimi i gegnishtes. Me e diskutue ma gjatë, kërkohet me futë paskajoren, kërkohet me u pasunue leksiku i shqipes tue i nxjerrë fjalët nga burgu ku i kanë futë gjuhëtarët komunista.

E si e ke gjetë zgjidhjen e kësaj ti?

Tue mos u bindë. Un nuk i bindem gjuhëtarëve të paaftë. Nuk kam nge me pritë derisa t'u mbushet mendja me u kujdesë për shqipen, edhe pse asht nonsens me e pritë nji gja të tillë prej tyne. Nuk i bindem politikanëve të pabesë. Nuk mundem me u mbështetë në politikanë të kalbun në shpirt që duen veç me vjedhë. Nuk i bindem nji rinie të shterpëzueme. Nuk jam në gjendje me e durue mediokritetin dhe komplekset e të rive që janë ma keq se etënit.

Random Content

Comments  

 
0 #1 2010-07-07 17:34
asht shum interesant se nuk e perderoni fjalen genisht Ndrejtshkrimi en titulat e artikulat. Jam gezua shum me kyt website se pom ndimon me mseua dialektin i jem.
Quote
 

Add comment


Security code
Refresh


JoomlaWatch Stats 1.2.9 by Matej Koval